Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtronin shtetasit e huaj dhe i vidhnin përmes Call Center-ave, arrestohet edhe një 21-vjeçare në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Mashtronin shtetasit e huaj dhe i vidhnin përmes Call Center-ave,

Në kuadër të operacionit “North Forex” është arrestuar një 21-vjeçare, që akuzohet për mashtrim kompjuterik.

Në pranga ka rënë shtetësja Alma Sokoli 21 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Më parë në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe 8 persona të tjerë, mes tyre 6 ishin vajza.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar ‘‘North Forex“.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponja", bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu