Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
37 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Mashtronin me rimbursimin e ilaçeve tumorale, Prokuroria 7 urdhër-arreste për zyrtarët që përfituan 550 milionë lekë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mashtronin me rimbursimin e ilaçeve dhe prokuroria ka lëshuar 7 urdhër-arreste për 2 zyrtarë të Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe 5 farmacistë në kryeqytet. Ata kanë mashtruar me rimbursimin e ilaçeve tumorale, duke përfituar më shumë se 550 milionë lekë të vjetra. Mashtrimi ka ndodhur në shtator 2014-mars-2015. Skema: falsifikim recetash. Urdhër-arrestet janë për: Edlira Mara, Keti Mahmutaj, Hysen Roçi, Mimoza Tufi, Nikolla Thanasi, Arens Spahiu, Adelina Manaj.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës shtator 2014 – mars 2015, këto farmaci kanë përfituar në mënyrë të kundraligjshme një shumë totale rimbursimi nga shteti në vlerën 55.941.901 lekë. Nga hetimi i Prokurorisë Tiranë rezulton se barnat, çmimet e të cilave janë rimbursuar, kanë qenë kryesisht për kurimin e sëmundjeve tumorale.”, thotë prokuroria.

Njoftimi i plotë

“Të paktën 7 persona, 2 prej të cilëve zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe 5 drejtues farmacie në kryeqytet, janë evidentuar deri në këtë fazë të hetimit si të dyshuar për krijimin e një skeme të madhe mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve, e cila, në bazë të një vlerësimi paraprak, i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 56 milionë lekë të reja.

Ndërkohë që hetimi po vijon edhe për persona të tjerë të përfshirë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task Force, ka nxjerë urdhërat e ndalimit për 7 shtetasit, të cilat janë zbnatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit mbrëmjen e datës 04.06.2015.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për këtë rast për veprat penale të “Mashtrimi me subvencione”, “Fallsifikimit të dokumentave shëndetësorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, dhe “Shpërdorimit të detyrës” në datë 22.05.2015, bazuar në informacionin e ardhur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se disa punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, në kundërshtim me ligjin, u kanë dhënë disa farmacive të drejtën e përfitimit nga rimbursimi i medikamenteve.

Janë kryer veprime hetimore mbi recetat mjekësore, të cilat kanë shërbyer për farmacitë që të japin klientëve medikamente të rimbursueshme. Nga këto veprime rezulton se mjekët, recetat e të cilëve kanë qenë objekt verifikimi, janë të fallsifikuara.

Në vijim të hetimit, ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale të (FSDKSH) Tiranë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, me dashje, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës, kanë mundësuar që farmacitë të përfitojnë padrejtësisht. Këta punonjës kanë mundësuar lidhjen e kontratave me këto farmaci, në kushtet kur farmacitë nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore në fuqi.

Në këto rrethana, prokuroria ka vendosur ndalimin për shtetasit si më poshtë:

1.            E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit

2.            K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit

3.            H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër

4.            M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër

5.            N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”

6.            A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë.

7.            A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetimet për të evidentuar bashkëpunëtorët e mundshëm në këtë skemë mashtrimi me rimbursimin e medikamenteve mjekësore. “

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img