Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Mashtroi një të moshuar duke i bërë vaksinë false dhe i mori 260 paund, i riu ‘ka punë’ me Policinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e17d1166c87f614888514c0c4a0cc520

Një burrë është akuzuar nga policia pasi mashtroi një të moshuar 92 vjeçe duke i bërë një vaksinë false.

David Chambers akuzohet se i injektoi vaksinën gruas në Surbiton, Londër të mërkurën e 30 dhjetorit 2020, përpara se t’i merrte 160 paund dhe të khehej më pas në 4 janar 2021 për t’i marrë dhe 100 paund të tjera.

33-vjeçari akuzohet për dy akuza: mashtrim dhe rrahje, dhe dy shkelje të kufizimit të lëvizjes në kohë pandemie. Ai mohoi të gjitha akuzat në gjykatën e magjistraturës në Westminster të Premten (15 Janar) dhe u caktua në paraburgim deri në një seancë të dytë në 12 Shkurt.

Viktima u tha policëve se asaj iu dha një injeksion dhe më pas iu kërkua të dorëzonte 160 £, të cilat mashtruesi i tha asaj se më vonë do të rimbursohej nga NHS.

Policia e Qytetit të Londrës tha se nuk dihej me çfarë i ishte injektuar gruaja, por ajo u kontrollua në spital dhe nuk tregoi të kishte efekte negative apo probleme me shëndetin, shkruajnë mediat angleze.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img