Mashtroi dhe më pas i vodhi tre automjete në vlerën e 86 mijë eurove një shtetasi, por nuk ka vonuar shumë dhe i dëmtuari e ka paditur.
Pëllumb Marinaj nga Lezha dyshohet se ka mashtruar një shtetas, por është shpallur menjëherë në kërkim nga policia pas denoncimit.
Nuk dihet ende se ku ndodhet Marinaj, i cili mendohet se është fshehur. Mësohet se Policia e Lezhës është duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së autorit të dyshuar dhe kapjen e tij.