Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mashtrimi me vizat amerikane, burg për 4 të akuzuarit, 1 në arrest shtëpie

Shkruar nga Newsbomb
Mashtrimi me vizat amerikane, burg  për 4 të akuzuarit, 1 në

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin.

Ndërkohë për Klea Priftin ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpi”. Këta persona u arrestua ndy ditë më parë. Ata akuzohen se janë të përfshirë në skema mashtrimi të aplikimeve dhe marrjeve të vizave amerikane, me dyshimin e dhënies ndihmë për kontrabandim të qenieve njerëzore.

Sakaq gjatë seancës sot Renato Nasto mohoi akuzat dhe tha se ka kryer asnjë shkelje, por ka ndihmuar qytetarët me aplikimet për vizat amerikane dhe se pagesën e ka marrë në përfundim të procedurave.

“Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi t’i bënin vetë, me vlerë 100-150 Euro. Nuk janë të vërteta pretendimet e Prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, ka thënë ai para trupës gjykuese.

Ndërkohë të tjerët, sipas burimeve për mediat kanë kërkuar ndjesë në seancë. Sipas hetimeve Renato Nasti ka përfituar shuma prej 10 000 euro për vizën amerikane, për persona të ndryshëm, duke lehtësuar kështu emigrimin e paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.

LEXO EDHE: 10 mijë euro për t’u pajisur me vizë amerikane, zbërthehet skema e mashtrimit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese