Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

MASHTRIMI me BUKËN, tregtarët rritën çmimin dhe ulën peshën

Shkruar nga Newsbomb
MASHTRIMI me BUKËN, tregtarët rritën çmimin dhe ulën

Çmimi i bukës ka pësuar rritje duke shtuar koston në xhepat e qytetarëve por kjo është shoqëruar edhe me abuzime sa i përket peshës së produktit.

Një rast i tillë ku buka peshon vetëm 680 gramë është verifikuar nga “Ora News”, ndërkohë që Hasan Stafa, drejtues i ankesave pranë qendrës së konsumatorit thotë se inspektimi në terren po bëhet i vështirë për shkak të informalitetit.

Qytetarët shqiptarë po përballen me rritjen e ndjeshme të çmimeve në treg për produktet e konsumit, ndërkohë që situata bëhet edhe më problematike nga abuzimet në treg.

I tillë është rasti i peshës së bukës, e cila jepet me mangësi edhe pse konsumatori po e paguan me shtrenjtë.

Vala e rritjes së çmimeve kryesisht për produktet e konsumit të përditshëm siç është buka si duket po shoqërohet me abuzime në treg sa i takon peshës së saj.

Nëse më parë një bukë të tillë masive e blije me 70 lekë dhe me një peshë mesatarisht 800 gram, unë sapo e bleva një të tillë, jo vetëm që e bleva 90 lekë, por dhe pesha e saj siç mund ta shikoni është 680 gram.

Rritja e çmimeve në treg gjatë vitit të fundit është bërë shkak për më shumë se 3163 ankesa që i janë drejtuar Qendrës së Konsumatorit nga qytetarët.

Hasan Stafa, drejtues i kësaj zyre pranon abuzimet në treg, por inspektimi në terren sipas tij bëhet i vështirë pasi ka shumë biznese informale.

"U rrit menjëherë çmimi dhe lëvizi menjëherë dhe pesha e bukës jo drejt pozitivitetit por negativitetit."

Pas 15 tetorit një taskforcë kombëtare do të menaxhojë rastet e spekulimeve me çmimet dhe me peshën e bukës.

"Kemi ngritur grupe të përbashkëta të monitorimit të tregut për të ndaluar spekulantët. Natyrisht çmimi do të ketë njëfarë rritje derisa tregu ndërkombëtar reagon, je i detyruar se je i varur te ai treg."

Qytetarët thonë se zëri i tyre nuk po dëgjohet edhe pse duhet të durojnë të gjithë barrën e rritjes së çmimeve, qofshin ato edhe abuzimeve.

"Janë probleme shumë të vjetra në Shqipëri, të zakonshme. Ne pensionistët e ndjejmë shumë."

"Politika i ka këto gjëra, ne popull jemi. E marrim bukën, as peshojmë, asgjë."

Konsumatorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përgjegjëse, pasi çmimet jo vetëm po pësojnë rritje, por kostoja shtohet edhe më tej nga abuzimet.

https://www.youtube.com/watch?v=fZnSQqjUsX0

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll