Tirana
overcast clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
2.6kmh
90 %
Sht
11 °
Die
12 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Mashtrimi me Bitcoin nga Shqipëria, mediat greke japin alarmin: “Forex” u premton qytetarëve më shumë para sesa investimi i bërë, telefonatat që marrin me mijëra euro

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mediat greke kanë ngritur alarmin në lidhje me mashtrimin që u bëhet qytetarëve, të cilët marrin telefonata nga Londra, ku u kërkohet të investojnë në Bitcoin.

Mediat greke shkruajnë se numra nga Londra nga telefona fiks, apo privatë marrin qytetarët dhe kur ata përgjigjen mundohen t’i bindin që të investojnë në bitcoin dhe më pas investimet e tyre do të rriten dhe do të përfitojnë nga kjo.

Si funksionon mashtrimi

Më poshtë është një “skenar” tregues nga një telefonatë:

“Mirembrema! Telefonoj nga kompania e investimeve “Forex”. Ne kemi një propozim për ju, me të cilin do të mundeni me një investim shumë të vogël, të rrisni ndjeshëm kapitalin tuaj. Po flasim për mbipagesat përmes BitCoins, që është e ardhmja e Ekonomisë, nëse nuk e dini. Si thoni; Dëshironi të provoni; Rezultati është i garantuar dhe mijëra qytetarë tashmë janë të favorizuar!”.

Pas informacionit, siç raporton ertnews.gr, që bëhet, qytetarët bien në grackë. Më pas vijojnë transfertat e fondeve në llogaritë e tyre.

Qytetarët që nuk dyshojnë janë të bindur se me një shumë që kanë investuar, p.sh. 500 euro, do të marrë në fazën tjetër dhjetë herë më shumë. Është se pasi investon lekët, ti nuk merr më asnjë përgjigje.

Telefonatat hyrëse vijnë nga vende të ndryshme të huaja, Italia, Austria, Gjermania dhe Qiproja.

Mediat greke shkruajnë se kjo është e gjitha një skemë, pasi telefonata nuk vjen vërtet nga Anglia po nga Shqipëria.

Ata i referohen edhe hetimeve të fundit të SPAK, që së fundmi nisi një hetim për Call center. Auditimi ka të bëjë me të paktën 13 call center në Shqipëri.

Hetimi në Shqipëri sipas mediave greke nisi pasi një grua nga Gjermania mori një telefonatë nga Tirana dhe investoi 9700 euro për Bitcoin dhe më pas telefonuesit dhe paratë e asaj u zhdukën.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img