Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Mashtrimi me biletat, Braçe: Nuk ja vlen as për 40 lekë, paligjshmëria po ju merr në qafë

spot_img

Lajme të ngjashëm

86de76dd18b88c6001e76fdb8dda4d2a

Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me operacionin e djeshëm të policisë ku u arrestuan 7 persona për falsifikim të biletave dhe aboneve të transportit publik në Tiranë, duke i shkaktuar shtetit një dëm rreth 1 miliard lekë.

Braçe i bën thirrje të gjithë biznesmenëve në vend të qëndrojnë të ligjshëm dhe të fitojnë me ndershmëri atë që ju takon. Ai thotë se paligjshmëria po i merr në qafë, qoftë edhe në rastin kur mashtrojnë për 40 lekëshin e biletës së urbanit.

Postimi i plotë i Braçes:

Vazhdoni merreni me te qeshur! Nuk eshte loje!

Paligjshmeria po u merr ne qafe!

Nuk u kerkon kurrkush asgje tjeter vec te jeni te ligjshem,

te paguani taksat!

Vjet ne dhjetor,

pak pas miratimit te paketes fiskale,

prita e degjova ne Kuvend,

perfaqesues nga sipermarrja e transportit urban.

Me listuan disa shqetesime dhe,

per cdo shqetesim kishin edhe

llogarine pas,

ate llogari ekonomike mbi baze te te ciles kerkuan edhe nje here, ose subvencionim,

ose rritje te cmimit te biletes,

ose perjashtim ose ulje te tatimeve!

Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen,

kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre,

as qe ishte reale;

ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit,

vjedhjes dhe evazionit;

Ishte me e vogel se realisht,

thjesht e vetem prej mashtrimit.

Per pasoje,

llogaria ekonomike qe me bene sy me sy

ishte e rreme!

Vijoj te mendoj se,

mosdokumentimi i cdo transaksioni te kryer per ti ikur tatimeve e taksave,

per te marre favore e deri rimbursim,

eshte shkelje e shumefishte e ligjit;

JU MERR NE QAFE!

Ti hysh rruges se mashtrimit

edhe per 40 leke-sic keto biletat,

nuk ja vlen, nuk ju duhet!

Rrini te ligjshem,

fitoni ate qe ju takon,

paguani tatimet per ate qe qarkulloni e per ate qe fitoni;

Shiheni, ju kushton shume me lire!

Ne na duhet vec kjo;

Te jeni te ligjshem, te punoni e fitoni,

nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat per ju!

Vec ate qe ka percaktuar ligji!

Aaa dhe nje gje;

Mos genjeni!

Mbi te gjitha mos genjeni duke e pare tjetrin ne sy!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img