Hapësire reklamuese

Rajoni

Mashtrimi me azilkërkuesit/ Udhëto Prishtinë-Vjenë-Prishtinë dhe përfiton 500€

Shkruar nga Newsbomb

“Paguaj 30 euro për të shkuar, e kur të kthehesh, merr 500 euro” – kjo është motoja me të cilën firma autobusësh nga Kosova bëjnë marketing për udhëtime drejt Austrisë.

Gjatë vitit 2014, 1901 kosovarë kanë kërkuar azil në Austri, ndërsa vetëm gjatë këtyre tre javëve të janarit 2015, numri i azilkërkuesve nga Kosova ka arritur në 535. Kjo rritje drastike e personave që kërkon azil në shtetin austriak përveç varfërisë në Kosovë ka edhe një arsye tjetër.

Albinfo njofton se disa kompani autobusësh nga Kosova u reklamojnë qytetarëve një ofertë në dukje “të leverdisshme”, por në fakt është krejt e kundërta. Sipas këtyre kompanive nëse udhëton drejt Austrisë për të kërkuar azil dhe kjo nuk të aprovohet nuk do të thotë se ti nuk del i përfituar, pasi shteti austriak ofron 500 euro për çdo person që kthehet në vendin e tij në mënyrë vullnetare.

Në të gjithë këtë histori ka një të vërtetë, pasi Austria ofron ndihmë për personat që vendosin të rikthehen në Kosovë në mënyrë vullnetare , por shuma që jepet është vetëm 50 euro. Pra nëse kësaj shume i heqim edhe 30 euro që çdo person duhet të paguaj në fillim për të udhëtuar drejt Austrisë, mbeten vetëm 20 euro.

Në grackën e këtij mashtrimi duket se kanë rënë shumë qytetarë të Kosovës të cilët nisen drejt Austrisë me shpresen e marrjes së azilit apo qoftë edhe të përfitimit të këtyre 500 eurove të rreme. Kjo rritje e lartë e azilkërkuesëve kosovarë mendohet se do të jetë edhe qëllimi i vizitës që pritet të zhvillojë së shpejti në Prishtinë, ministrja e Brendshme e Austrisë, Johanna Mikl-Leitner.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese