Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Mashtrim prone dhe favorizim i paligjshëm, ish-kryetari i komunës së Kasharit shpallet i pandehur bashkë me 5 vartësit e tij (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

ca5569777ad5a14628c75e3ee77c65be

Ish-kryetari i komunës së Kasharit Besnik Fuçia bashkë me 5 ish-vartës të tij dhe një biznesmen janë shpallur të pandehur nga Prokuroria e Tiranës për mashtrimin e ndërtimit të dy pallatave.

Ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat e pronësisë duke favorizuar biznesmenin Stefan Caushi.

Denoncimi u bë nga një tjetër biznesmen Arben Petriti, i cili kishte arritur nëpërmjet një marrëveshjeje me Stefan Caushin për ndarjen e truallit 50%-50% në mënyrë që të ndërtonin secili nga një pallat. Por, punonjësit e bashkisë favorizuan administratorin e ‘’INA sh.p.k.’’ në vitin 2015 duke i dhënë në mënyrë të paligjshme Caushit çertifikatën e pronësisë.

Bashkë me Fuçinë do të gjykohen dhe ish-përgjegjësi i zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit J. M., inxhinierët M. D., A. K., E. S. dhe T.Sh, si dhe biznesmeni Stefan Caushi.

I gjendur përballë këtij mashtrimi, biznesmeni Arben Petriti kallëzoi në Prokurorinë e Tiranës ish-kryetarin e komunës së Kasharit bashkë me 5 punonjës dhe biznesmenin Stefan Caushi. Ata do të përballen me Petritin në gjyq në cilësinë e të pandehurit.

Më shumë

spot_img