Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Masë tumorale në gjoks, ish-konkurrentja e “Përputhen” i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Shkruar nga Newsbomb
Masë tumorale në gjoks, ish-konkurrentja e

Ina Kollcaku është një prej emrave që u bë e njohur falë pjesëmarrjes së saj në “Përputhen 1”. Që prej asoj kohe Ina ka mbetur një figurë e dashur për publikun dhe nuk është shkëputur nga ekrani.

Inën prej kohësh e kemi parë si pjesë të rubrikës “Rrethi Katror”, mirëpo gjatë javëve të fundit ajo nuk ishte në transmetim dhe për këtë e ka pasur një arsye.

Ditën e djeshme ajo zbuloi se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi një gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale.

Fatmirësisht Ina tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja shëndetësore është mjaft e mirë.

Gjatë bisedës përmes “Skype” me Manushin, ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave, grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle pasi është shumë e rëndësishme që ta kapësh në kohë.

"Nuk jam në spital kam dalë nga spitali. Një masë tumoriale në gjirin e djathtë e cila duhej të hiqej patjetër, nuk kishte mënyrë tjetër. Operacioni ishte urgjent, prandaj për këtë arsye javën që kaloi ju ishin në transmetim unë isha një operacion.E përjetova shumë mirë, ndërkohë mjekët të cilët ishin të dy shqiptarë kanë qenë të mrekullueshëm. Tani jam shumë mirë dhe mezi po pres të rifilloj jetën. Nuk ka të bëjë mosha fare, dhe një nga arsyet që une doja ta bëja publike ishte se doja të postoja disa video si të bëhen kontrollet nga vajzat dhe gratë dhe ti drejtohen kirurgëve për të tilla ndërhyrje.

Ose nëse kapen në kohë, ose më të vogla se imja, se unë e kisha 3 cm mund të trajtohen edhe me ilaçe. Kjo ishte një nga arsyet që unë kisha dhe doja ta ndaja eksperiencën. Tre ditë pas ciklit menstrual vajzat të kontrollojnë gjoksin. Nëqoftëse ndjejnë forma apo masa të shkojnë të bëjnë kontroll. Ose njëherë në gjashtë muaj të shkojnë të bëjnë kontroll që të parandalojnë në kohë”,  tha Ina.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll