Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masat lehtësuese, Gent Cakaj jep njoftimin: Nga sot rinisin shërbimet konsullore

Shkruar nga Newsbomb

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se nga sot, datë 11 maj 2020, në përputhje me planin e masave lehtësuese, do të rifillojë puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Përmes një postimi në Facebook, ai bën me dije se sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik.

Sipas Cakajt, puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

Postimi i plotë:

Nga sot e tutje, në përputhje me planin e masave lehtësuese, rifillon edhe puna e legalizimeve pranë shërbimeve konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme !

Po ashtu, sot kanë rinisur edhe shërbimet konsullore në Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mynih dhe Selanik. Kjo pasi lehtësimi i masave në vendet përkatëse ka mundësuar dhënien e shërbimeve.

Puna në përfaqësitë e tjera do të fillojë në varësi të masave të hapjes graduale të vendeve përkatëse.

E gjithë puna, natyrisht, do të zhvillohet në përputhje me masat e nevojshme që kërkon lufta kundër pandemisë COVID-19 në këtë fazë!

Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ndërlidhur objektivat madhore të politikës së jashtme me nevojat ditore të qytetarëve të Shqipërisë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu