Hapësire reklamuese

Politikë

Masat e sigurisë kundër zjarreve, Balla: Nis inspektimi në shkallë vendi

Shkruar nga Newsbomb
Masat e sigurisë kundër zjarreve, Balla: Nis inspektimi në

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije se ka udhëzuarnjë inspeketim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Inspektimi do të zhvillohet në çdo objekt dhe do të shikohen sipas kritereve specifike dhe nivelit të rrezikut.

Në ushtrim të kompetencave si Ministër i Brendshëm për orientimin e zbatimit të politikave të veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin, kam udhëzuar sot një inspeketim në shkallë vendi të masave dhe mjeteve për rritjen dhe garantimin e sigurisë publike nga zjarri dhe shpëtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, njësitë e MZSH-së në çdo bashki, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit në çdo bashki janë udhëzuar sot të kontrollojnë prej nesër dhe në mënyrë periodike masat dhe mjetet e mbrojtjes nga zjarri në çdo objekt, me kritere specifike sipas nivelit të rrezikut,” njofton Balla.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese