Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
33 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Masat e reja kufizuese, Rama thirrje partive politike dhe qytetarëve: Do të mbikqyreni rreptësisht, mbani maskën dhe shmangni grumbullimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

cbb306ede2f1e692cc19ad17ecb34e62

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi orarin e ri të kufizimit të lëvizjes, ku nga dita e nesërmë Shqiëria do të futet në izolim nga ora 20:00 deri në 06:00 të ditës tjetër për një periudhë dy javore.

Kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive politike që të shmangin grumbullimet dhe të mbajnë maskën mbrojtëse.

Ai shprehet se do të ketë mbikëqyrje të rreptë në këto dy javë, ndërsa kërkon që çdo qytetar të ndërgjegjësohet, që pas dy javëve të kemi lehtësim të masave.

Postimi i plotë:

MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikqyren rreptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej

Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img