Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Masat e reja kufizuese, Mesha e Krishtlindjes do të mbahet nesër në orën 18:00

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

36cc00bfcfc7c219b2726768f1f9997b

Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00, ky orar është vendosur për shkak të masave kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknin i Ekspertëve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Imzot George Frendo është shprehur se në Katedralen e Shën Palit Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30.

“Mesha e Krishtlindjes në Katedralen tonë do të bëhet në orën 18:00, ndërsa në Dioqezat e tjera para orës 18:30. Na erdhi keq për shumë arsye sepse pa u konsultuar morën vendimin, duke e ditur që ne si kishë katolike kremtonin lindjen e Jezu Krishtit. Ato na kanë thënë se nuk e kishin ndërmend që në atë natë, në virgjilje të Krishltindjes kremtonin lindjen e Jezu Krishtit, prandaj unë kam dhënë atë përgjigje”, tha Frendo për ‘reporttv’.

Kujtojmë që vendimi i Komitetit teknik të Ekspertëve për zgjerimin e fashës së ndalimit të lëvizjes nga ora 20:30 deri më 06:00 të mëngjesit ka gjetur reagimin e drejtuesve të lartë të Kishës Katolike. Kjo masë hynë në fuqi në të njëjtën ditë që përkon me lindjen e Krishtit dhe, për Kishën Katolike kjo masë do ndalonte besimtarët të dëgjonin meshën e Krishtlindjeve më 24 dhjetor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img