Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Masat e reja anti-Covid në Shqipëri, “paralizohet” Dogana e Morinës: Qindra shqiptarë të Kosovës presin të vijnë në vendin tonë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qindra shqiptarë të Kosovës janë duke pritur në Doganën e Morinës për të ardhur në Shqipëri. Në kufi janë krijuar radhë të mëdha mjetesh, duke qenë se sot , më 6 shtator, në vendin tonë hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid për pikat e kalimit kufitar.

Qindra mjete private dhe dhjetëra autobusë me të moshuar që janë nisur nga Kosova për në llixhat e Elbasanit presin në kufirin me Shqipërinë, aq sa në territorin kosovar radha është bërë kilometrike.

Masat e reja anti-Covid në Shqipëri, 6 shtator

Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri.

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img