Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masat e nxehta ajrore nga Afrika, fundjava me mot të qëndrueshëm dhe temperatura 35°C

Shkruar nga Newsbomb

Duke filluar nga kjo fundjavë mbi vendin tonë fillojnë gradualisht të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Për ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore hera-herës do të jenë deri të dendura.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në këto zona reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Nga relativisht të njëjta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe për ditën e Diel.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare më të theksuara në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut. Në relievet e larta malore në jug në orët e nxehta të ditës reshje shiu të izoluara në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu