Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Masakroi kunatën me thikë, Apeli lë në burg përjetë Erdet Çapokun

Shkruar nga Newsbomb
Masakroi kunatën me thikë, Apeli lë në burg

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg përjetë Erdet Çapokun, autori i vrasjes makabër të kunatës së tij, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 9 janarit në 2020 në zonën e Paskuqanit.

34-vjeçari, që dyshohet edhe si përdorës të lëndëve narkotike e kreu krimin, duke pretenduar se kunata e tij ishte fajtore për keqësimin e marr me vëllain dhe nënën e Erdetit.

Enkeleda Çapoku u vra nga 34-vjeçari, kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën, në zonën e Paskuqanit në Tiranë.

Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda me një shkop dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë në banesë, autori ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës dhe është konfliktuar me këtë të fundit. Nëna është futur në mes por nuk ia ka dalë dot të parandalojë ngjarjen e rëndë.

Vitkima prej 6 muajsh dispononte edhe udhër mbrojtjeje, por që nuk mundi të mbijetojë nga agresioni i kunatit të saj. Erdet Çaopoku e fotografonte 38-vjeçaren, pasi dyshonte në një lidhje jashtëmartesore. 

Gjithashtu familjarët e të ndjerës pretendojne se autori i kërkonte para Enkeledës, duke e shantazhuar se fotot do ia vinte në dispozicion burrit të saj kur të shkonte për ta takuar në burg, madje Erdeti ishte betuar që do ta vriste kunatën e tij dhe këtë gjë e shprehte hapur edhe te njerëzit e tij të afërm.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll