Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Masakrohet familja në Rusi, shërbëtori  përdhunoi dhe goditi me thikë nënën, djalin 6 vjeçar e mbyti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2d778b2933f0e5ca948315449ec0c717

Familja e një shefi hekurudhor rus dyshohet se u vra nga një shërbëtor, i cili përdhunoi e qëlloi me thikë nënën dhe mbyti djalin e saj 6-vjeçar për vdekje.

Sipas ‘The Sun’, Sergey Malakhov, 44 vjeç ishte në një udhëtim pune kur të katërt familjarët u vranë pranë Nizhny Novgorodg.

Ndërsa, gruaja Elena, 41 vjeç, një luleshitëse e njohur, dyshohet se u përdhunua dhe u godit me thikë për vdekje,ndërsa djali i çiftit, Mikhail, gjashtë vjeç u mbyt nga agresori.

Po ashtu edhe nëna e shefit të hekurudhës Olga Malakhova, 66 vjeç, dhe vjehrri Anatoli Korolyov, 63 vjeç u vranë në të njëjtën mënyrë mizore. Në raport thuhet se familja pasi u vra edhe u grabit nfga autori.

Ndërkohë, skena tronditëse u zbulua nga një fqinj, i cili u dërgua në shtëpi nga Z. Malakhov pasi askush nga anëtarët  e familjes nuk po ia hapte telefonin.

Mediet në Rusi kanë publikuar fotot e të dyshuarit kryesor Sharofiddin Amirov, 26 vjeç i cili u arrestua me dy bashkëpunëtorët e tij. Në raportimet në mediet ruse, thuhet se Amirov, i cili punonte si shërbëtor në familje, ka pasur mosmarrëveshje rreth pagës së tij. Ndërsa, hetimet ende vazhdojnë dhe nëse ai shpallet fajtor, do të dënohet me burgim të përjetshëm.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img