Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Masakra në Zelandën e re, kryeministrja vendos shami: Do ndryshojmë ligjin e armëve! Mesazh edhe për Facebook

Shkruar nga Newsbomb
Masakra në Zelandën e re, kryeministrja vendos shami: Do

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern ka takuar sot përfaqësues të komunitetit mysliman dhe ka shprehur ngushëllimet lidhur me ngjarjen në dy xhami ku vranë 50 persona.

Kryeministrja është shfaqur me shami. Ndërkaq, Ardern ka konfirmuar se zyra e saj ka marrë manifestin e terroristit që vrau 50 persona në dy xhamitë e qytetit Christchurch 9 minuta para sulmit të së premtes. “Isha ndër 30 personat që u ishte dërguar manifesti, 9 minuta përpara sulmit”, ka thënë Ardern.

“Dokumenti nuk jepte detaje specifike për sulmin”, tha ajo, duke shtuar se brenda dy minutash e-maili i është dërguar Shërbimeve të Sigurisë. Kryeministrja e Zelandës së Re ka përsëritur premtimin për të ndryshuar ligjin mbi armët dhe ditën e hënë do të zhvillojë diskutimet me kabinetin qeveritar. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Zelandën e Re zotërimi i një arme nuk përcaktohet me Kushtetutë, ndaj mendohet se do të jetë më e lehtë për qeverinë që të ndryshojë ligjin.

Më tej kryeministrja vuri sërish theksin te transmetimi i ngjarjes makabre në median sociale Facebook.

"Kjo është një çështje që unë do të shikoj të diskutoj drejtpërsëdrejti me Facebook", tha Ardern.

Ndërkaq, Facebook N përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se  kompania ka fshirë 1.5 milionë video të sulmit të Christchurch në gjithë botën, duke shtuar se 1.2 milionë nga videot ishin bllokuar gjatë ngarkimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll