Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Masakra në Velipojë me katër të vdekur, biznesmenit Kujtim Ferracakut në 2018 i ekzekutuan djalin teksa kalëronte

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë mbetur të vrarë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, pas një shkëmbimi zjarri për shezlonge mes pronarëve të dy hoteleve në Velipojë.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Mësohet se Kujtim Ferracakut, i cili mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit, është babai i Arjan Ferracakut, i cili u ekzekutua në shtator të vitit 2018.

Arjan Ferracaku, babai i dy fëmijëve të mitur askohe, u vra me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy kushërinjtë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Livadheve, ku 30-vjeçari bashkë me kushërinjtë ishin duke bërë stërvitje.

Gjatë kohës kur ata po bënin stërvitje disa persona kanë qëlluar me breshëri automatiku drejt Arjan Ferracakut, i cili pasi u dërgua në spital, humbi jetën.

Pak muaj para kësaj ngjarjeje, u vra kushëriri i 31-vjeçarit, Fatos Ferracaku, në mes të ditës në një lokal, nipi i Kujtim Ferracakut.

LEXO EDHE:Tronditet Shkodra/ “Luftë” pas mesnate në Velipojë, 4 të VRARË dhe 2 të plagosur

LEXO EDHE: Detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, sherri nisi për shezlongët, të vrarë pronarët dhe një punonjës 20 vjeçar (EMRAT)

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img