Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
78 %
1.5kmh
75 %
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
37 °
Hën
38 °
Mar
31 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Masakra në Velipojë, Kujtim Ferracaku me vëllain shkuan te hoteli i Gocajt për t’u sqaruar, por pas mesnate “plasi” arma; të plagosurit në gjendje kritike

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë, ku mbetën të vrarë katër persona.

Debati ka nisur mes Kujtim Ferracakut, pronar i restorant “Fantazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Pronarët e dy hoteleve prej ditësh kishin konfliktin për hapsirën e shezlongeve, ndërsa ditën e djeshme Kujtim Ferracaku, së bashku me të vëllanë e tij, Hasan Ferracaku kanë shkuar pranë hotelit Gocaj, për t’u sqaruar.

Por si duket asgjë nuk është sqaruar dhe konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve në orët e vona të mbrëmjes. Ku pas shkëmbimit me zjarr mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, vëllezërit, Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç, ky i fundit punonjës i shezlongeve.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku 54 vjeç dhe Elmedin Tyli 17 vjeç, raportohet se personat në fjalë janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas Policisë në vendngjarje është gjetur vetëm një armë pistoletë, ndërsa të dhënat janë se është përdorur më shumë se një armë.

Screenshot 18 15
Viktima Xhovani Gocaj
GOPR2698
Hotel Gocaj
294563972
Hotel Fantazia

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img