Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
66 %
1.5kmh
0 %
Pre
24 °
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
21 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Masakra në Velipojë me 4 të vrarë, Gjykata e Shkodrës lë në burg Hasan Ferracakun dhe 17-vjeçarin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën “arrest me burg” për Hasan Ferracakun dhe Elmedin Dylin, të plagosurit nga masakra e Velipojës.

Bëhet me dije se seanca është zhvilluar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet të shtruar edhe të plagosurit.

Mësohet se për 17-vjeçarin Elmedin Dylin, është kërkuar një masë më e butë për shkak të moshës, por nukë është pranuar nga gjykata.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë, ku nga përplasja me armë në Velipojë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend.

Nga përplasja me armë u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Dyli.

Sipas ekspertizës, Hasan Ferracaku ka qëlluar i pari në drejtim të vëllezërve Gocaj dhe 19-vjeçarit Musaen Zeneli.

Hasani qëlloi drejt Edmond Gocajt me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Vëllai i viktimës Xhovani Gocaj ka qëlluar drejt Kujtim Ferracakut duke e lënë të vdekur dhe ka plagosur edhe Hasan Ferracakun dhe Elmedin Dylin nipin e viktimës. Pavarësisht se mbeti i plagosur, Hasan Ferracaku mundi të qëllojë drejt Xhovanit duke e lënë të vdekur, madje plumbat kapën dhe kamarierin 19-vjeçar, Musaen Zeneli.

Më shumë

spot_img