Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Masakra në Teksas, Trump thirrje: Të armatosen mësuesit për të luftuar të keqen

Shkruar nga Newsbomb
Masakra në Teksas, Trump thirrje: Të armatosen mësuesit për

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trup ka folur në lidhje me ngjarjen e rënë të shënuar të Teksas, ku një adoleshent shkoi në një shkollë dhe me breshëri plumbash vrau 21 persona.

Ai tha që qytetarët duhet të armatosen, për të luftuar kështu të keqen në shoqëri.

“Ekzistenca e së keqes në shoqërinë tonë nuk është një arsye për të çarmatosur qytetarët që i binden ligjit. E vetmja mënyrë për të ndaluar një djalë të keq me armë është një djalë i mirë me armë” tha ai.

Donald Trump ka akuzuar Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden, se po shfrytëzon politikisht "lotët e familjeve të ndjera" duke u përpjekur të miratojnë ligje kundër armëve.

Trump bëri thirrje gjithashtu për rritjen e ruajtjes së shkollave amerikane, duke propozuar vendosjen e gardheve të mbyllura me metal në hyrje, si dhe armatosjen e mësuesve.

Sondazh

Poll