Devin Patrick Kelley ishte autori i masakrës së mbrëmshme gjatë meshës së një kishe, ku la të vdekur të paktën 26 persona midis tyre edhe një fëmi 2 vjeç.
Agresori 26-vjeçar i identifikuar si mësues biblik, më herët ishte shkarkuar nga forcat ajrore amerikane, pasi kishte dhunuar gruan e tij.
Sulmi i Kelley-t u ndal vetëm në momentin kur një banor i zonës, i cilësuar si “hero” qëlloi mbi vrasësin pasi ai po mundohej të largohej nga kisha, raporton Daily Mail, shkruan newsbomb.al.
Kelley u vra nga ky banor Stephen Willeford , i cili nuk nguroi ta ndiqte me makinë edhe pse ai ishte i armatosur. Willeford e vrau agresorin përmes një boshllëku të krijuar nga forcat e blinduara.