Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Masakra në Mat, flet brigadieri: Koxha donte të na vriste të gjithëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas masakrës në Shëlli të Matit ku mbetën të vdekur tre persona dhe u plagos një tjetër, ka folur për mediat brigadieri i ndërmarrjes Gëzim Hoxha.

Hoxha tha se kishin ndaluar në lokal për të ngrënë, por sapo kishte ardhur buka në lokal kishte hyrë Kujtim Koxha dhe kishte qëlluar me automatik.

Brigadieri i ndërmarrjes theksoi se Koxha kishte si qëllim që t’i vriste të gjithë, por kryeplaku Fatos Karrosi i kishte kapur armën.

“Ne kemi hyrë në lokal rreth ores 1:35. Fiks në orën 2 ka plasur automatiku. I ngeli hapur karikatori, ia kapi kryeplaku nga fundi. Ai thonte pusho se do i vras të gjithë. Dhe mund t’i kishte vrarë të gjithë se ishte lokal i vogël. Ai kishte ardhur me qëllimin se do ti vriste të giithë. Në prezencën time nuk pati konflikt, kam qenë çerek ore para, nuk e di a kanë pasur konflikt më para. Sa na sollen bukën ka plas kallashi, fillimi i bukës ishte, sa po fillonim. Ne donim të iknim te shtëpia po ishte larg, shoferëve iu duk larg dhe thamë hamë dy minuta bukë këtu dhe ikim në punë”, tha Hoxha.

Më shumë

spot_img