Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Masakra në Cetinje, drejtori i Policisë jep detaje tronditwse: Autori qëlloi qiraxhinjtë, më pas vrau 7 persona në rrugë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdanin, ka lëshuar një deklaratë në lidhje me masakrën në Cetinje.

Kryepolici malazez thotë se sot është një ditë tragjike jo vetëm për Cetinjen, por për të gjithë Malin e Zi.

“Jetët njerëzore janë më të vlefshmet dhe më të pazëvendësueshmet dhe sot humbëm 11 qytetarë, mes të cilëve dy fëmijë.Ngushëlloj familjet e viktimave dhe në emrin tim dhe në emër të Drejtorisë së Policisë u shpreh ngushëllimet e mia të thella dhe meqenëse në momentin e kësaj ngjarje nuk kam qenë në Podgoricë, sonte do të shkoj edhe në Cetinje. Gjithashtu, shpresoj që të lënduarit të shërohen shpejt dhe me sukses”.

Sipas rrethanave të njohura, Brdanin thotë se sot rreth orës 15:30, një 34 vjeçar nga Cetinja i identifikuar si  V.B, ka shtënë me armë zjarri ndaj një familje që i kishte qiraxhinj.

Me pushkë gjuetie ai u ka marrë jetën dy fëmijëve, 8 dhe 11 vjeçe dhe ka plagosur nënën e tyre, e cila iu nënshtrua plagëve të marra në një institucion mjekësor.

Më pas ka dalë dhe me të njëjtën armë zjarri ka qëlluar në drejtim të banorëve të këtij vendbanimi, duke vrarë shtatë persona të tjerë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Pas njoftimit nga qytetarët, në vendngjarje janë dërguar efektivë të policisë, ku nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur rëndë një punonjës policie.

“Tani për tani, nuk është e qartë se çfarë e shtyu V.B të kryente një akt kaq të shëmtuar, me ç’rast edhe ai vetë u privua nga jeta. Theksoj se rrethanat e gjithë ngjarjes, përfshirë edhe humbjen e jetës së V.B janë ende duke u përcaktuar dhe opinioni për të gjitha detajet do të njoftohet përmes mediave”, thotë ai.

Brdanin gjithashtu  shpreson se nuk do të jenë më kurrë dëshmitarë të një tragjedie të tillë në Mal të Zi.

“Besoj se të gjithë duhet të respektojmë dhimbjen e familjeve dhe falënderoj mediat për qëndrimin korrekt në raportimin e deritanishëm dhe apeloj që të vazhdohet me raportimin me kujdes maksimal”, tha Brđanin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img