Hapësire reklamuese

Bota

Masakra me qindra të vrarë në Moskë, ISIS publikon foton: Ja luftëtarët tanë

Shkruar nga Newsbomb
Masakra me qindra të vrarë në Moskë, ISIS publikon foton: Ja
Shteti islamik ISIS, ka reaguar sërish për sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme (22 mars) në një sallë koncerti në Moskë ku njerëz të armatosur vranë 143 persona dhe plagosën 100 të tjerë, 16 prej tyre në gjendje të rëndë. Mbrëmjen e djeshme, disa orë pas sulmit ISIS mori përgjegjësinë e sulmit dhe thanë se sulmuan një tubim të madh të krishterësh në qytetin Krasnogorsk, në periferi të kryeqytetit rus Moskë, duke vrarë dhe plagosur qindra njerëz dhe duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në vend përpara se të tërhiqej i sigurt në bazat e tyre. Ndërsa sot ISIS ka publikuar një foto ku pretendon se janë autorët e masakrës. Në foto fytyrat e tyre janë të mbuluara. Në shënimin e publikuar së bashku me foton shkruhet se sulmi është pjesë e luftës kundër atyre që luftojnë Islamin. Presidenti rus, Vladimir Putin në reagimin e tij pas sulmit me armë në sallën e koncerteve në perfieri të Moskë tha se agresorët janë kapur. Putin thotë se është një akt barbar. Ai bëri me dije se agresorët janë kapur, duke shtuar se po përpiqeshin t’ja mbathnin drejt Ukrainës. Sipas tij të gjithë përgjegjësit do të marrin përgjigje.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese