Hapësire reklamuese

Bota

Masakra me 8 viktima në SHBA, policia dyshon se motivi nuk ishte racizmi, por varësia seksuale e autorit

Shkruar nga Newsbomb
Robert Aaron Long

Robert Aaron Long, 21-vjeçari i cili dyshohet se qëlloi dhe vrau tetë persona në sallonet e masazhit në zonën e Atlantës, ishte një vizitor i shpeshtë i këtyre salloneve, shkruajnë mediat e huaja.

Ai i tha policisë se kishte qenë një ‘ditë e keqe’ për të dhe inatin e nxorri duke qëlluar me armë në personat në qendrën masazhuese. Sherifi i Qarkut Cherokee Frank Reynolds tha se intervistat me 21-vjeçarin zbuluan se krimi mund të mos kenë lidhje me racizmin, por janë të lidhura me çështjet seksuale të 21 vjeçarit.

“I dyshuari është intervistuar, gjë që tregon se ai ka disa probleme, varësi seksuale. Ai mund të ketë frekuentuar disa nga këto vende në të kaluarën”, tha Z. Reynolds. Me sa duket autori i dyshuar donte të "eleminonte tundimin" duke vizituar sallonet e masazhit, të cilat siguruan një mundësi çlirimi për varësinë e tij seksuale, sipas policisë.

Policia e Atlantës tha se gjeti katër gra, të cilat ishin aziatike, të vdekura brenda dy salloneve të masazhit përtej rrugës, përballë njëra-tjetrës. Katër persona të tjerë, duke përfshirë dy gra aziatike, u vranë dhe një tjetër u plagos në një sallon masazhi aziatik në Cherokee County.

Sipas autoriteteve në SHBA, 5 viktima u qëlluan brenda sallonit të masazhit “Young’s Asian Massage Parlor”, përgjatë autostradës 92, rreth një gjysmë ore me makinë në veri të Atlantës. Më pak se një orë më vonë, rreth orës 5:47 pasdite, oficerët iu përgjigjën një "grabitje biznesi në zhvillim" në verilindje të Atlantës në “Gold Massage Spa”. Ata gjetën tre gra të vdekura brenda, nga plagët me armë zjarri.

Policia ishte ende në skenën e krimit, kur u njoftuan se u qëllua me armë nga përtej rrugës në “Aromatherapy Spa”. Zyrtarët gjetën një grua brenda këtij biznesi, e cila gjithashtu u qëllua për vdekje.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.