Tirana
few clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
1.5kmh
20 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Masakra me 3 të plagosur në Transballkanike, si e qëlluan me breshëri plumbash Ferdinand Llanajn me djalin 8 vjeç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një masakër ka ndodhur sot në Vlorë ku tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me automatik.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike ku persona të panjohur kanë shtënë me automatik në drejtim të një automjeti tip Benz me targa VL 6368 C sapo ka dalë nga pika e furnizimit me karburant.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur tre persona, Ferdinand Llanaj 39 vjeç, i biri i tij B.Llanaj 8 vjeç dhe Dritan Begaj 50 vjeç të cilët ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë. Për vogëlushin 8-vjeçar janë sjellë dhe mjekë nga Tirana për një kurim më të specializuar.

Ngjarja mendohet të ketë pasur si motiv hakmarrjen ku shënjestra kryesore ka qenë Ferdinand Llanaj, të cilit i kanë ekzekutuar të atin Baftjar Llanaj më 15 qershor të vitit 2011.

Baftjar Llanaj në atë kohë është ekzekutuar me breshëri automatiku nga dy persona të cilat i kanë zënë pritë në rrugën që lidh Selenicën me Vlorën. Edhe kjo ngjarje mendohet se ka ndodhur si pasojë e hakmarrjes pasi në vitin 2005 Llanaj ka plagosur rëndë një shtetas.

Zinxhiri i hakmarrjes ka vazhduar ditën e sotme ku autorët kanë shtënë në drejtim të automjetit të drejtuar nga Ferdinand Llanaj, duke plagosur atë dhe të birin 8 vjeçar B.Llanaj si dhe Dritan Begaj, 50 vjeç.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img