Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

“Masakra e Senatoriumit”, Prokuroria i akuzon sot për pastrim parash, por kush janë 2 vëllezërit Geron dhe Erion Hasanbelliu që vranë ekzekutorin e babait

spot_img

Lajme të ngjashëm

acd0750235a64362cb987cf7bf29179e

Prokuroria e Ferit çoi sot për gjykim dosjne 3 perosna, të cilët akzuohen për pastrim parash.

Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu akuzohen për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal. Mirëpo Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu nuk janë emra të panjour për sistemin e drejtësisë.

Kujtojmë se Erion (Mikel) Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli vranë Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Noga në Antverp të Belgjikës.

“Autoritetet policorë të Interpolit të Tiranës kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri të Erion (Mikel) Hasanbelli nga Fieri. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 217, datë 07.09.2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ kryer në bashkëpunim, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje“ kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Erion (Mikel) Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli vranë shtetasin Julian Çela dhe plagosën rëndë shtetasin Kasandër Noga, në Antverp, Belgjikë”, citohej në njoftimin e policisë asokohe.

Kasandër Noga njihej në botën e krimit si autor i “masakrës së Senatoriumit” të ndodhur më 19 gusht 2000 afër Tiranës. Atë ditë Noga hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë vellezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllanë e Kasandër Nogës.

Kasandër Noga u arrestua në Belgjikë në 2003 pas urdhërit të arrestit të Interpol-Tiranës. Noga ishte dënuar dy herë nga gjykatat në Shqipëri një herë me burgim të përjetshëm dhe një herë ne 25 vjet burg. Autori i masakrës së përgjakshme ka mbërritur në Tiranë me pranga në duar në 17 maj të vitit 2005.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img