8 persona nga i njëjti fis u vranë mizorisht ditën e djeshme në Selenicë të Vlorës nga kushëriri i tyre 24-vjeçar, Ridvan Zykaj.
Pas gjithë kësaj tragjedie ka edhe një lajm të mirë, pasi njëri prej fëmijëve të Besim Zykajt, i mbijetoi vrasjes makabre.
Albi Zykaj është vetëm 17 vjeç, dhe fatmirësisht nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia.
Albi i humbi gjithë familjen e tij, dy prindërit, Besimin dhe Vasilikën, motrën Sarën dhe vëllain, Ledjonin.
Po ashtu u vranë mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.
I mbijetuar i kësaj masakre është edhe djali i tjetër i Demir Zykajt, i cili mësohet se jetonte në emigracion prej vitesh.
Ai sot ka ardhur nga Greqia për të përcjellë familjarët e tij.