Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masakra e Reçakut, familjarët tregojnë tmerrin e 22 viteve më parë

Shkruar nga Newsbomb

Sot bëhen 22 vite nga masakra e Reçakut ku mbetën të vrarë e masakruar 45 banorë të këtij fshati.  

Por pavarësisht se ka kaluar shumë nga ajo ditë, familjarë të personave të vrarë i ndjejnë dhimbjet e asaj katastrofe njerëzore nga ana e forcave serbe.

15 janari i vitit 1999 për Ramize Begajn mbetet dita më e trishtë e jetës së saj. Ramizja kujton se atë ditë forcat serbe morën vëllain e saj të cilin e keqtrajtuan e më pas e vranë.

“Tetë motra jemi. Vetëm dy vëllezër i kemi pas. Ky ishte vëllai më i madh. Ka lënë jetimë gjashtë fëmijë dhe nusen e re. 14 vite martesë ka pasur," tregon Ramize Begaj për RTV Dukagjinin.

Murat Metushi i cili jeton në Zvicër, thotë se vjen në Kosovë çdo janar për të përkujtuar nënën, babain dhe familjarët e tjera të vrarë në këtë masakër.

“Nuk është bërë sa duhet në këtë drejtim, jo vetëm për trupin e nënës sime por edhe për personat e tjerë që janë të zhdukur. Po presim”, thotë Metushi.

Në orët e hershme të mëngjesit më 15 janar të vitit 1999 Reçaku ishte rrethuar nga forcat e policisë speciale, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Dëshmitarët që kanë mbijetuar thonë se serbët kanë hyrë në shtëpitë e qytetarëve ëmarrë, vrarë e masakruar dhjetëra banorë të këtij fshati.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll