Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Masakra e Çoles', pezullohen dy prokurorë, kërkuan anulimin e dënimeve të përjetshme dhe me 35 vite burg për tre autorët

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Përgjithshme ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetimet për dy prokurorë.

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pezulloi nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça dhe prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani, si edhe urdhëroi nisjen e hetimit ndaj tyre, për shkak të qëndrimit të dyshimtë që është mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohet rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur, Hasan Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe më tej, Prokuroria e Apelit Vlorë, kanë gjetur mbështetjen e gjykatave respektive, të cilat kanë vendosur dënime maksimale për 3 personat e akuzuar Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Një prej të pandehurve, Aleksandër Llanaj është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa dy prej të pandehurve, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj janë dënuar me 35 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, në të cilën kishin paraqitur pretendimet e tyre lidhur me akuzat dhe dënimet.

Gjatë shqyrtimit të rekursit në Gjykatën e Lartë, prokurori i çështjes, Artur Selmani, jo vetëm që nuk ka mbështetur qëndrimet e mëparshme të Prokurorisë, por ai ka kërkuar pushimin e akuzave shumë të rënda, për të cilët të pandehurit ishin dënuar maksimalisht në dy shkallët e gjyqësorit në Vlorë.

Për këtë qëndrim të dyshimtë, prokurori Selmani pretendon se e ka diskutuar me Drejtorin e Drejtorisë Gjyqësore, Alma Muça.

Prokurori i Përgjithshëm, i vënë në dijeni për situatën, pasi prokurori Selmani e kishte prezantuar qëndrim e tij në Gjykatën e Lartë, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e tij dhe të drejtorit , Alma Muça, si edhe ka urdhëruar nisjen e hetimit për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve….” Dhe “Shpërdorim detyre”, me qëllim për të zbuluar shkaqet e këtij qëndrimi.

Gjithashtu, pjesë e penalizimit administrativ dhe hetimit penal janë edhe ndihmësit gjyqësorë, të cilët kanë përgatitur relacionin për prokurorin.

Ngjarja

Më 7 prill të 2015-ës, në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës mbetën të vrarë pas një përplasje me armë shtetasit Hasan Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Autorët e maskrës ishin Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Përplasja mes dy grupeve ndodhi për shkak të një konflikti banal në një prej kazinove të qytetit, për të përfunduar me tre të vdekur, një të plagosur dhe tre të tjerë pas hekurave.

Lexo edheLetra që iu dorëzua Nishanit: Fëmijët po na i vrasin për të dytën herë. Kryeprokurori Llalla shkarkon sot Artur Selmanin dhe Alma Muçën

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll