Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masakra e 4 shkurtit, Meta: Një nga krimet më çnjerëzore, nderojmë sot kujtimin e paharrur të viktimave të pafajshme

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë, ku mbetën të vrarë 84 persona.

Më anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se kjo ishte një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera ndaj popullsisë civile.

“Masakra e 4 shkurtit të vitit 1944 në Tiranë është gdhendur në memorien historike të kombit, si një nga krimet më të egra çnjerëzore, të kryera veçanërisht ndaj popullsisë civile, nga pushtuesit nazistë dhe shërbëtorët e tyre kuislingë.

Në 77-vjetorin e kësaj date kujtese dhe simbol të vuajtjes e qëndresës së Tiranës heroike, nderojmë sot me dhembje dhe respekt të lartë, kujtimin e paharruar të viktimave të pafajshme dhe sakrificat e jashtëzakonshme të qytetarëve tiranas, për Çlirimin e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë.

Antifashizmi dhe vlerat patriotike të Luftës, qëndrojnë në themel të lirisë, demokracisë, kontributit tonë në NATO dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.

Krenarë, që në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit, u rreshtuam në anën e duhur të historisë,” shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll