Hapësire reklamuese

Bota

Masakër në SHBA/ Të shtëna në kampusin universitar, disa viktima

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë është shënuar me Lass Vegas, SHBA. Sipas mediave të huaja mësohet se në kampusin e Universitetit të Nevadës ka patur të shtëna me armë.

Si pasojë dyshohet për disa viktima, si dhe dhjetra të plagosur të cilët janë nisur drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autori i sulmit raportohet se është gjetur i pajetë në vendin e ngjarjes. Sipas asaj që thuhet në mediat vendase bëhet me dije se autori ka mbetur i vrarë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar godinën.

https://twitter.com/LVMPD/status/1732491320797942235

Ne po i përgjigjemi raporteve paraprake të një sulmi me armë në kampusin e UNLV pranë sallës BEAM. Në këtë moment duket se ka shumë viktima. Ju lutemi shmangni zonën dhe do të kemi më shumë informacion së shpejti”, reagoi policia përmes një postimi në “X”, ndërkohë deri më tani nuk dihet numri i saktë i viktimave dhe të plagosurve. Gjithshtu nuk dihet as identiteti i autorit apo dhe shkaku që e shtyu drejt kësaj masakre. Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë po monitoronte situatën nga shumë afër.

Pamje nga vendi i ngjarjes Pamje nga vendi i ngjarjes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese