Pak histori për Kanionin e Llëngës:
Në afërsi të fshatit Llëngë ndodhet kanioni i Llëngës, ose si quhet edhe ndryshe “Gryka e gurit”, e cila është e gjatë 1 km dhe 15 deri 20 e gjërë. Ajo përbën një bukuri të rrallë me shpate mali që bien thikë në një lartësi rreth 50-60 m mbi hullinë e kanionit. Gjithashtu, një reliev të ngjashëm ka edhe një tjetër kanion më i vogël përsëri në afërsi të fshatit Llëngë. Së fundi përmëndim edhe se, në pyjet e malësisë së Llëngës gjenden arinj me lëkurë kafe. Ndërkaq, në një majë dominuese mali, në veri të Llëngës ndodhet kisha dhe manastiri i Shën Marenës. Kisha është një godinë e vogël por brenda saj ka një ikonostas të bukur me motive floreale por edhe afreske të pikturuara prej Konstandin Shpatarakut.
Si ka qenë- pamjet VIDEO: