Hapësire reklamuese

Aktualitet

Masakër mjedisore në Sarandë, HEC i than lumin Kalasë, fermerët e dëshpëruar: Po shkatërrohet çdo gjë

Shkruar nga Newsbomb
Masakër mjedisore në Sarandë, HEC i than lumin Kalasë,

Një masakër mjedisore po ndodh në luginën e lumit Kalasë, Sarandë, ku si pasojë e ndërprerjes së ujit i cili shfrytëzohet nga HEC Sasaj, po ngordh çdo gjallesë në këtë luginë.

Sipas banorëve të kësaj zone, Kalasa ishte një ndër vendet më të gjalla ku kishte shumëllojshmëri gjallesash si dhe pyje. Ai u shpreh se si mungesë e ujit i është dashur që të gjejë zgjidhje vetë, zgjidhe e cila i ka kushtuar 15 milionë lekë.

“Unë jam banri i fshatit Bajka puna ime eshtë fermer. Mbjell perimset, madnarine, ullinj. Por, këtë vit nuk kemi ujë fare për të vaditur.

Unë kam gjetur një tjetër mënyrë, kam shtrirë 15 milionë lek tuba, kur ato mund ti kisha bërë investim , por kam marrë ujë. Kjo që shihni ju është e pabesueshme. Nuk kishte bërë vaki që Kalasa të bëhej kështu. Këtu ka qenë një pyll i mrekullueshëm , ne këtu e kemi patur dhe burim ushqimi, peshku që ka patur Kalasa ka qenë më i miri. Këto sot dhanë shprit përpara këtij pushteti masakër”, tha një prej banorëve.

https://youtu.be/p6rtnV1ItD8

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu