Hapësire reklamuese


Politikë

Masa e GJKKO, ndërtuesi Bektashi paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Masa e GJKKO, ndërtuesi Bektashi paraqitet në SPAK

Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur këtë fillim muaji në SPAK për masën e dhënë ndaj tij ‘detyrim paraqitje’.

Ai po hetohet për çështjen ‘Partizani’ dhe akuzohet për korrupsion aktiv.

Kjo është hera e tretë që Bektashi është shkon në ambientet e SPAK për masën e dhënë ndaj tij.

Biznesmeni akuzohet se ka shfrytëzuar territoret sportive për të ndërtuar dhe i ka siguruar Malltezit dhënien e përfitimeve të paligjshme në vlerën 5.4 mln euro duke  duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, ndërtuesi Fatmir Bektashi dyshohet:

– Shtetasi Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me shtetasin J. M. për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive për kryerje ndërtimesh. Nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. i ka siguruar shtetasit J. M., dhënien e përfitimeve të paligjshme në shumën totale 672.976.832 lek ose 5.420.345 euro.

– Gjithashtu shtetasi Fatmir Bektashi, dyshohet se ka konsumuar edhe vepren penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k. realizimin e fshehjes së origjines së vërtetë të përfitimeve monetare të parregullta të shtetasit Jamarbër Malltezi, duke i paraqitur ato si të ardhura te ligjshme nga biznesi.

Në lidhje me këtë më herët është arrestuar Jamërbër Malltezi, ndërsa është marrë nën hetim ish-kryeministri Sali Berisha për të cilën është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese