Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Martonte të rinjtë dhe i dërgonte si luftëtarë në Siri, Gjykata lë në burg Lubjana Gjeçajn: S’më lejoi shteti italian ta vuaj dënimin

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a78f8ce7efe1c665937bbcb71f9d953b

Gjykata ka lënë në burg Lubjana Gjeçajn, 43 vjeçe e arrestuar 2 ditë më parë në zonën e Astirit nga efektivët e AntiTerrorit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Në dëshminë e saj në polici ajo ka thënë se ishte në dijeni të masës së drejtësisë italiane, por thekson se nuk e ka lejuar shteti italian që ta vuajë dënimin.

“Kam dijeni për dënimin e dhënë ndaj meje në itali. Kam dashur ta vuaj dënimin por smë ka lejuar shteti italian. Do të bëj kërkesë ta vuaj dënimin këtu”, tha ajo në Gjykatë.

Masa arrest me burg ndaj saj është dhënë me qëllim ekstradimi në shtetin fqinj.

43 vjeçarja në vendin fqinj, nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Gjeçaj ishte pjesë e një grupi terrorist të goditur në vitin 2014, të cilët kryenin martesa mes të rinjve dhe më pas i dërgonin ata në Siri për të luftuar si terroristë për ISIS.

Pas një operacioni 8 mujor, karabinierët në Itali prangosë 10 persona, mes tyre 4 italianë, 1 kanadez dhe 5 shqiptarë. Përveç Lubjana Gjeçajt, pjesë e grupit ishte dhe Dritan Gjeçaj bashkëshorti i 43-vjeçares, Baki Çoku, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

Gjeçaj: 

118811102_1170070503366486_2987523692328357530_n.jpg

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/mediat-italiane-zbardhin-te-shkuaren-e-lubjana-gjecajt-ne-milano-martonte-te-rinjte-dhe-i-dergonte-si-luftetare-ne-siri-219342

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img