Janë së bashku prej një jetë të tërë dhe së shpejti do të jenë edhe në mënyrë formale.
Lionel Mesi do të martohet me Antonelën e tij. Lajmi vjen nga Spanja dhe ceremonia do të zhvillohet në Argjentinë, në qershor të 2017-ës, ndonëse nuk është caktuar ende data fikse.
“Ylli” i Barcelonës dhe Antonela Rokuzo janë njohur së bashku që në fëmijëri. Lidhja e tyre u zyrtarizua 8 vjet më parë, ndërsa së bashku kanë dy fëmijë, Tiago dhe Mateo.