Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

“Martohem në fund të korrikut”, kush është zyrtarja e bashkisë së Lushnjës që iu lut togave të zeza t’i hiqnin masën e arrestit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike në Bashkinë e Lushnjës, është njohur sot me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga togat e zeza të GJKKO-së.

Ajo i ka kërkuar trupës gjykuese që t’ja heqë këtë masë sigurie pasi do të martohej këtë muaj.

“Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”. Kjo ka qenë kërkesa e një prej zyrtarëve të Bashkisë së Lushnjës, e cila u arrestua me urdhër të SPAK, në lidhje me abuzimet për një tender.

Pavarësisht arsyes, GJKKO e ka refuzuar kërkesën e zyrtares Simoni, e cila akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.

Kolegët e saj Xhemal Hasko, Margarita Gjermeni dhe Andri Nusho u lanë gjithashtu me “arrest shtëpie”, ndërsa kryebashkiaku Fatos Tushe dhe gjashtë të tjerë u lanë në “arrest me burg”.

Në masën e sigurisë “Arrest në burg”

Fatos Tushe – kryetari i Bashkisë së Lushnjës

Flamur Peqini – drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike

Ibrahim Lami – administrator i “Loti SHPK”

Bujar Murati – administrator i “Euro alb shpk”

Gazment Çela – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Bektash Nexha – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Blerta Turku – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”

Xhemal Hasko – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Margarita Gjermeni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

Andri Nusho – zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike

Ani Simoni – zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img