Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Martin Skorceze do të realizojë një film për Majk Tajson. Rolin pritet ta luajë Jamie Foxx

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

30 vjet pas realizimit të Raging Bull, regjizori amerikan do të ndërtojë jetën e një tjetër kampioni botëror të Boksit. 

Aktori Jamie Foxx (Ali, ne Django Unchained) e ka bërë të ditur lajmin në një radio njujorkeze se ai do të luajë rolin e Majk Tajson në një film që do të drejtohet nga Martin Skorceze, raporton Le Figaro. “Pata një takim me Majk Tajson te Paramount. Do të luaj si personazh atë në ekran. Martin Skorceze do të drejtojë filmin. Eshtë e mahnitshme sepse ai nuk ka firmosur deri tani asnjë kontratë për një kampion boksi që pas Raging Bull” thotë Jamie Foxx.

Raging Bull doli në vitin 1980, një film biografik mbi legjendarin e boksit amerikan Jake LaMotta. Martin Skorceze realizoi një ndër filmat e tij më të mirë, i nominuar tetë herë në Oscar në 1981. Robert de Niro  mori një Oscar për interpretimin e tij. Thelma Schoonmaker mori Oskarin e saj për montazhin më të mirë.

Majk Tajson është kampioni i boksit më i ri në moshë. E pikërisht ky fakt e ka bërë Martin Skorcezen të vijë tek ideja e realizimit të filmit. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img