Hapësire reklamuese

Bota

Martin Shkreli shkruan letër nga burgu: Nuk është edhe aq keq këtu...

Shkruar nga Newsbomb

Ish shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Martin Shkreli thotë se ka disa “anë të mira” në jetën e burgut dhe se ai është përfshirë në “edukimin” e të dënuarve të tjerë.

Në një letër që Shkrei ia dërgon shoqes së tij Lisa Whisnant, shqiptaro-amerikan i rrëfen se “gjërat nuk janë aq të këqija” pas hekurave.

“Ka disa gjëra të mira. Unë po u mësoj këtyre të burgosurve gjëra të reja dhe shpresëplotë për disa rrugë që mund t’ua ndryshojnë jetën”, shkruan ai në letrën që Whisnant e ndau me New York Post.

Shkreli ndodhet pas hekurave prej shtatorit kur një gjykatës në Gjykatën Federale të Bruklinit vendosi ta dënojë për mesazhin që ai kishte postuar në rrjetet sociale ku ofronte 5 mijë dollarë për këdo që do arrinte të shkulte një fije nga flokët e Hillary Clinton.

Shkreli kërkoi falje nëse kishte nxitur “akte dhune apo çfarëdo qoftë” duke thënë se ishte vetëm një shaka ndaj ish kandidates për presidente, raporton newsbomb.al.

Ish CEO i Turing Pharmaceuticals u bë i famshëm pasi rriti çmimin e barnës për pacientët me AIDS me 5,000%. 

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.