Martin Shkreli, shqiptari që drejtonte kompaninë farmaceutike ‘Retrophin’ dhe që u bë i njohur me rritjen e 5000 përqind të çmimit të barnës Daraprim, raportohet se është vendosur në izolim ditën e sotme në burgun Fort Dix të Nju Xhersit.
Sipas një raporti të Forbes, Shkreli ishte vendosur në izolim në burgun Fort Dix të për dyshimin se drejtonte kompaninë e tij pas hekurave duke përdorur një telefon celular kontrabandues, transmeton newsbomb.al.
Byroja Amerikane e Burgjeve ka njoftuar se ka hapur një hetim mbi Shkrelin për këtë çështje në mars.
Kujtojmë se gjykata federale e Nju Jorkut, e kishte dënuar për mashtrim të investitorëve ish kreun e kompanisë farmaceutike amerikane me 7 vite heqje lirie.