Këshilltari i CDU-së ne Gjermani Martin Henze i ka replikuar ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim pas përplasjeve të ashpra mbrëmjen e djeshme me presidentin Ilir Meta.
Ky i fundit akuzoi Yuri Kim se e kishte shantazhuar duke i thënë se dinin gjëra për të, ndaj “nuk duhet të bënte zhurmë”, kurse Ambasadorja tha se ata që bënin thirrje për “sfurqe” duhet të dënohen.
Përmes një postimi në Twitter, Henze shprehet se në një vend si Shqipëria ku sipas tij nuk drejton ligji, por grupet kriminale të lidhura me pushtetin, atëhere “popullit i lind e drejta për vetembrojtje, jo vetëm me sfurgje, por me ç’të mundet”.
“Zonja Ambasadore ! Shqiperia nuk është Kongua në Afrikë, por nje shtet dhe komb i qyteteruar nga më të vjetrit në zemer të Europës.
Në nje vënd si Shqiperia e sotme, ku nuk drejton më ligji, e drejta dhe shteti ligjor, në një vënd antar të Natos, me liberalizim vizash qe aspiron per në BE, ku fatkeqesisht nje si ne Kongo, grupet kriminale te lidhura me narko-pushtetin, dhunojne ligjin dhe qytetarin, vjedhin zgjedhjet dhe e çojnë vëndin në kaos.
Popullit i lind e drejta të mbrohet, dhe vetmbrohet jo vetëm me sfurgje, por me çtë mundet. Ju kujtoj se ju nuk duket se e njinhi kushtetuten Amerikane, aq më teper ate shqiptare”, shkruan Henze.