Hapësire reklamuese

Rajoni

MARTESA E VEJUSHËS SË MAFIAS/ Napoli, gruaja e bosit të CAMORRA lidh kurorë me këngëtarin e famshëm italianë (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

E veja e një bosi mafioz, Tina Rispoli i ka dhënë fund statusit të vejushës, pasi lidhi kurorë me muzikantin e famshëm në Napoli dhe Itali Tony Colombo. Ceremonia u zhvillua në Napoli, në sytë e qindra kureshtarëve që duartrokisnin, dhe bandës Rolls Roys që kishte ardhur enkas për ceremoninë.

Tina Rispoli, ishte vejusha e një bosi mafioz të bandës së Camorras, e njohur në Itali për trafikun e kokainës dhe vrasjeve. Martesa ishtë një ceremoni përallore, e nxjerr nga një episodë të Telenoveles e Sopranos, me një karrocë me 4 kuaj dhe me muzikant që kendonin në të gjithë rruget. Çifti ka ecur në rruget e qytetit ku të gjithë të ftuarit i kanë pritur me duartrokitje. Akrobatë dhe muzikantë ishin po ashtu pjesë e ceremonisë.

Qytetarët dhe politikanët vendas kanë reaguar ashpër ndaj keshaj martese përallore, pasi mendoinë se të gjithë këto para dhe kjo ceremoni ben qytetin të duket si një qytet komik dhe për ceremoninë e martesës, nuk ishte marrë leje për të shëtitur në rrugët e qytetit.

Në një kohë ky qyteti përpiqet të largohet nga influenca e mafias dhe ti tregojë botës se Napoli është një qytet i sigurt, këto ceremoni sipas tyre, ndikojnë vetem në mënyre të keqe në opinionin publik, mendojnë qytetaret sipas the Telegraf në Britani.

Pritet të shihet nëse tani mafia e Camoras do veprojë kundër kësaj martese.

55600300_2387095998229670_1334100057128960000_n.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu