Hapësire reklamuese

Aktualitet

Martesa dhe abuzimet me të mitur, shkojnë në Kuvend ndryshimet ligjore

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend, ku një 14 vjeçare ishte martuar me një 34 vjeçar në fshatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë, apo 12 vjeçarja në Pogradec e cila prej dy vitesh kryente marrëdhënie seksuale me djalin e njerkut të saj dhe rasti i regjistruar së fundmi, ku mjeku Dervish Hasi shtrytëzonte për prositucion dhe kryente marrëdhënie seksuale me një 14 vjeçare, kanë “ngritur” në këmbë autoritetet.

Pasi më herët u bë me dije se dënimet për krimet ndaj të miturve do të jenë më të ashpëra, deputetja Erisa Xhixho, ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin aktual Penal. Në propozimin e ndryshimeve rritet mosha për cilësimin si krim të marrëdhënieve me të mitur. Teksa Kodi aktual e cilëson krim kryerjen e marrëdhënieve deri në 14 vjeç, me ndryshimet e reja kjo moshë është shtyrë deri në 16 vjeç. Gjithashtu kërkohet dhe saksionimin e ndalimit që asnjë i rritur nuk mund të hyjë në një marrëdhënie seksuale me një person i cili është nën 18 vjeç.

Në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Xhixho ka depozituar shtesa për dy vepra të reja penale si joshja dhe manipulimi i të miturve për të hyrë në marrëdhënie seksuale dhe komunikimi i të rriturve me fëmijët për qëllime seksuale.

"Ndonëse jam në dijeni të informacionit se Ministria e Drejtësisë do të paraqesë për diskutim dhe miratim Kodin e ri Penal, ngjarjet e ditëve të fundit kanë bërë këtë ndëryrje të domosdoshme për të mbyllur hapësirat ligjore ekzustuese, që lejojnë pedofilët dhe grabitqarët seksuale të abuzojnë seksualisht me fëmijët, deri në hyrjen në fuqi të Kodit të ri, i cili do të kërkojë kohën e tij të konsultimit publik, përmirësimit legjislativ, miratimit në Kuvend dhe hyrjes në fuqi. Pedofilët do të vazhdojnë të dëmtojnë fëmijët, si me Kodin e vjetër apo atë të ri, ndaj është urgjente shqyrtimi dhe miratimi i ndryshimeve të propozuara”, thuhet ndë të tjera në kërkesën që deputetja Erisa Xhixho i ka drejtuar kryetares së Kuvendit, Linidta Nikollës.

Në Kodin e ri Penal përcaktohet se “bashkëjetesa e një personi madhor me një të mitur të moshës 14 deri nën 16 vjeç, kur bëhet për qëllime të njëjta me ato të martesës apo marrëdhënies së ngjashme me të, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet”. Nëse bashkëjetesa kryhet me një të mitur të moshës 16 deri në 18 vjeç, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Ndërsa, për veprat penale kundër martesës, sipas propozimeve në Kodin e Ri, thuhet se “lidhja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese