Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në Tiranë, pjesë edhe Nikolla, komenton peticionin për rikthimin e dënimit me vdekje: Kërkesa në një moment emocional…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot në Tiranë po mbahet një marshim kundër dhunës së fëmijëve, marrë shkas nga ngjarja makabre që u shënua pak ditë më parë në Fier, ku Klodian Çalamani vrau fëmijën 8 vjeçar dhe e groposi në oborrin e shtëpisë.

Pjesë e këtij marshimi ka qenë dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla. Ajo u shpreh se pas këtij rasti të gjithë duhet të ngrejnë zërin për të parandaluar ngjarje të tjera të tilla, teksa tha se qytetarët duhet të denoncojnë rastet e dhunës.

Në lidhje me kërkesën për varjen e autorit, ajo tha se në një dhimbje kaq të madhe ajo dhe se vendimet nuk duhet të merren kur jemi në emocione.

Ndër të tjera Nikolla foli dhe për regjistrin e personave që kanë abuzuar me fëmijët, ku tha se do të diskutohet në lidhje me këtë çështje.

“Vetëm kështu mund të jemi bashkë dhe mund të ngrejmë zërin në kohën e duhur, për të parandaluar këtë. Si institution po bashkëpunojmë kemi propozimin për krijimin e regjistrit të dhunuesve. Do e përdorë këtë për të involvuar të gjitha grupat e interesit që të kemi sa më shumë një proces shterues dhe për ta adresuar këtë moment. Duhet edhe një ndërgjegjësim qytetar që ata të denoncojnë dhunën dhe mos ndodhi përsëri ngjarje të tilla.

Jam në dijeni. Këto janë momente të forta emocionale dhe ndoshta jo gjithmonë është vendimmarrja e duhur. Shqipëria është pjesë e standardeve të BE. Unë nuk mendoj se ky dënim ai që do të jetë gjëja e duhur për të adresuar. Ka shumë elementë të tjerë që ne duhet ti adresojmë. Janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të tilla të forta”tha Nikolla ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img