Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrja e borxhit 700 milionë euro, zbardhet SMS-ja e kreut të Grupit të PD, "urdhër" deputetëve si të votojnë

Shkruar nga Newsbomb

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dy ditë më parë, në datë 28 tetor, në seancë plenare projektligjin për Eurobondin, sipas të cilit qeveria shqiptare do të marrë 700 milionë euro borxh. Eurobondi u miratua vetëm me votat e socialistëve, por duket se edhe demokratët nuk kanë qenë kundër.

Nga tabela e votimit bie në sy se ka patur vetëm 4 vota kundër, ato të LSi dhe 33 abstenime, që janë të Partisë Demokratike. Syri TV thotë se kreu i Grupit Parlamentar të PD Alfred Rushaj ka kërkuar nga deputetët e djathtë që të mos votojnë kundër por të abstenojnë.

Media afër PD ka publikuar një sms të dërguar në WhatsApp, për të cilën pretendon se autor është Alfred Rushaj. Kryetari i grupit i njofton deputetët pak përpara votimit se si do të votohet.

“Përshëndetje; për kujtesë për votimin;

1. Projektligji për Eurobond, votimi Pro;

2. Projektligji për huanë e OSHEE, Abstenim;

3. Projektligji për buxhetin faktik, Kundër;

4. Projektvendim për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët, Pro sipas propozimit të PD…”

Teksa të gjithë deputetët e PD u përgatitën që të bashkonin votat me deputetët e PS, një tjetër urdhër iu mbërriti në telefonate tyre, që do të zbuste disi kritikat që do të merrnin, nga "pro" do të votohej “abstenim”.

“Më falni, ka një gabim; Eurobond Abstenim.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese